Aktualitet

Protesta e opozitës, Ruçi anulon seancën e së enjtes: Kamikazllëk politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:22 - 20/02/19 |
mapo.al

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi se do të anulohet seanca plenare e së enjtes për shkak të protestës së opozitës. Sipas tij ka skenare dhune dhe për këtë, ka anuluar seancën plenare. Pak para deklaratës së Ruçit ishte Policia e Shtetit që deklaroi se protesta e nesërme do jetë e dhunshme dhe është planifikuar hyrja me forcë në sallën e seancave plenare.


Gramoz Ruçi në deklaratën për me media, tha: “Ndoqa nga afër, nga fillimi deri në fund për pesë orë rresht protestën e 16 shkurtit. Po ndjek me shumë shqetësim veprimet e partive opozitare për djegien e mandateve parlamentare. Po ndjek me vëmendje, vendimin dhe përgatitjen e opozitës për protestën e 21 shkurtit pranë sallës së Kuvendit, në të njëjtin datë dhe orë me seancën parlamentare. Pamjet e trishtueshme në godinën e qeverisë të gjithë e pamë se bënë xhiron e botës. Kush nuk na do të mirën si vend, fërkoi duart. Kush na ka mbështetur e mbështet e ndihmuar pa dyshim është ndjerë keq. Ndërsa kush ka bërë plane për pushim, padyshim që është stepur. Këto pamje nuk janë inkurajuese as për investitorët e as për konsumatorët.


Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga vetë opozita për djegien e mandateve sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bën vendit një dëm të madh. Mesazhet e djeshme të BE dhe SHBA më kanë lënë shijen e hidhur të një të vërtete të papëlqyeshme. Një skenar i tillë i padëgjuar është një lloj kamikazllëku politik që hedh në erë të zotët e punës por dëmton dhe të tjerët. Nuk është momenti të komentoj mbi këtë skenar. Mund të them që ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë”, u shpreh Ruçi.


/Gazeta Mapo



Etiketa: , , , , , , , , ,

Pas