Protagonistja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffman, arrestohet…

Protagonistja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffman është arrestuar nën akuzën për skemë mashtrimi, e cila konsistonte në regjistrimin e paligjshëm të fëmijëve të elitës në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane.

Aktorja 56-vjeçare ka mashtruar në provimet pranuese dhe ka dhënë 15 mijë dollarë për të bijën. Mirëpo, ajo nuk rezulton e vetme në këtë skemë.

Shefa ekzekutivë, financierë, stilistë dhe drejtues të firmave ligjore më në zë në SHBA dyshohen se kanë ndjekur të njëjtën rrugë të paligjshme për të futur fëmijët e tyre në shkolla prestigjioze si Jeil, Stenford apo Xhorxhtaun.

Ata mendohet se i kanë paguar për 7 vjet një shoqate në Kaliforni 25 milionë dollarë, pikërisht për të regjistruar në mënyrë të pamerituar fëmijët e tyre.

Teksa të gjithë të akuzuarit kanë dalë përpara gjykatave të qyteteve ku jetojnë, një prokuror i përgjithshëm i Bostonit është shprehur:

“Këta prindër janë katalog i pasurisë dhe privilegjeve. Çdo vit qindra studentëve të talentuar punojnë shumë dhe stërmundohen për të hyrë në këto shkolla elite. Ndaj nuk mund të ketë një sistem të ndarë për të pasurit dhe as një sistem drejtësie më vete për ata.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Koha nis të ngrohet: Ndërkohë këto foto ylberësh do ju zbukurojnë ditën

  Asnjë dekor nuk mund t'ja kalojë bukurisë natyrore, asaj bukurije aq...
Read More

More Stories