Profil/ Kush ishte Jurgen Kurti, nga vrasjet te jeta në TV

 

Jurgen Kurti, një djalë që vishej me rroba luksoze, udhëtonte shpesh, mbante makina të viteve të fundit, por i akuzuar për dy vrasje. Ky është 26-vjeçari që vra në Tiranë, që për publikun u bë i njohur në 4 prill të 2016-së.

Në atë kohë Jurgen Kurti u arrestua pasi vrau babain e tij, Artur Kurtin. Sipas dosjes së Prokurorisë, babai ka hyrë me thikë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin (dajën e Jurgenit). Jurgen Kurti dyshohet se e qëlloi me thikë babin, por Gjykata e quajti vrasjen në kushtet e vetmbrojtjes, duke e liruar nga qelia Jurgen Kurtin.

Në rrjetet sociale Jurgeni paraqitej si një djalë shembullor, që e dashuron jetën dhe e shijonte në maksimum, por mbrëmjen e 4 prillit vrau babin e tij, duke e qëlluar disa herë me thikë.

Vrasja e dytë

Një vit më vonë Jurgen Kurti rikthehet në skenë. Në Durrës Jurgeni akuzohet se bashkë me vjehrrin e tij kanë vrarë Agim Arapin. Shkak ishte bërë një tub aspirimi dhe sipas njoftimit paraprak të Policisë, Jurgen Kurti dhe vjehrri i tij u akuzuan për vrasjen. Por, çuditërisht më vonë Jurgen Kurti u lirua dhe u tha se Agim Arapi ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.

Edhe ky proces gjyqësor u mbulua me hije dyshimi, ku të afërm të viktimës akuzuan familjen Ekonomi dhe Jurgen Kurtin për vrasjen.

Jeta luksoze

Pasuritë që kishte e lejonin Jurgen Kurtin që të bënte një jetë luksoze. Madje këtë gjë ai e reklamonte shpesh në rrjetet sociale, bashkë me të fejuarën e tij E.Ekonomi. Jurgen Kurti njihet si menaxheri i vipave, pasi ka lidhje me disa personazhe të njohur në Shqipëri. Jurgeni madje dilte shpesh nëpër ekrane ku fliste për tema të ndryshme. Ai u shfaq në televizione edhe pas vrasjes së babit të tij.

Duket se konfliktet për vrasjen në Durrës, por edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur, ka qënë shkaku pse u ekzekutua Jurgen Kurti nga vrasës me pagesë.

  

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 9 korrik

Dashi Ekzistojnë mundësitë që kjo e sotmja të jetë një ditë irrituese...
Read More