Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Të jeni gati për luftë dhe mos iu frikësoni vdekjes

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u është drejtuar forcave të armatosura kineze me një fjalim dy minutash, ku ka kërkuar prej tyre që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe potencialin luftarak dhe të intensifikojnë trajnimet për beteja.

Ai ka urdhëruar të gjitha nivelet ushtarake që të jenë të përgatitura.

64 vjeçari, konsiderohet si lideri më i fuqishëm qysh nga Mao Zedong, ish-lideri komunist.

Xi ka kërkuar nga ushtarët që të mos i frikësohen vdekjes, thuhet në një raport të televizionit shtetëror kinez, CCTV.

Presidenti kinez mbajti fjalimin para mijërave ushtarakëve në Boading, provincën Hebei.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aktorja e famshme hollivudiane komplimenton aktorin Val Maloku

Val Maloku në film luan rolin e Ryszard Zabinski, ndërsa Jessica Chastain...
Read More