fbpx

Kryesore

Poshtërimi në Helsinki





               Publikuar në : 09:31 - 21/07/18 |
mapo.al

Si të interpretosh një konferencë për shtyp të turpshme me Vladimir Putin


DONALD TRUMPIT i pëlqen të mburret se ai i bën gjërat ndryshe nga paraardhësit e tij. Kjo, sigurisht që ishte e vërtet sidomos në udhëtimin e tij në Europë. Në Bruksel ai e qortoi Gjermaninë për një marrëveshje gazi që e la vendin “totalisht në duart e Rusisë”. Në Angli ai e poshtëroi mikpritësen e saj, Theresa May, duke e hedhur në erë planin e saj Brexit përpara se t’i mbante dorën dhe të përshëndeste “nivelin më të lartë të marrëdhënies special.” Nga resorti i tij skocez i golfit ai e quajti Bashkimin Europian një armik në shkëmbimet tregtare. Dhe në Helsinki, pasi u pyet nëse Rusia e ka sulmuar demokracinë amerikane, ai e trajtoi z.Putin si dikë që i beson më shumë se sa agjencive të tija të inteligjencës. Ishte një ngjarje e kalbur  për Amerikën dhe për të gjithë botën.



Amerikanët ishin më shumë se zakonisht të tërbuar. Në konferencën për shtyp pas samitit të Helsinkit, nën vështrimin e të gjithë botës dhe me flamurin amerikan pas tij, koka e tyre e shtetit u shfaq i dobët. Ai nuk kishte dëshirë që të ngrihej në këmbë për Amerikën përballë një sulmi,  që ishte përshkruar grafikisht tre ditë më parë nga Robert Mueller i këshillit special që po hetonte ndërhyrjen në zgjedhje, në padinë e tij mbi 12 ushtarakët e inteligjencës ruse. Republikanët ishin ndër kritikët e parë të z.Trump. “Asnjë president i mëparshëm nuk e ka poshtëruar veten e tij më keq përpara një tirani”, shkruajti Senatori John McCain. Edhe Newt Gingrich, normalisht një mbrojtës i fortë i z.Trump, kësaj here e qortoi duke thënë se ishte “gabimi më serioz i presidencës së tij”. Reagimi e detyroi z.Trump  të bënte një seri të ndërlikuar zmbrapsjesh, që bënë shumë pak për ta riparuar dëmin.


Prapëseprapë, me gjithë armiqësinë e tij ndaj aleatëve dhe komfortit ndaj z.Putin, udhëtimi mund të kishte qenë një katastrofë edhe më e madhe. Frika se z.Trump mund të silurojë samitin e NATO-s, siç bëri me atë të G7, doli se ishte një ekzagjerim. Ai e vendosi emrin e tij në një komunikatë që riafirmoi aleatët, angazhimin ndaj mbrojtjes së përbashkët dhe pozicionimin e tyre të fortë kundër Rusisë. Shqetësimet se ai bashkë me z.Putin  mund të premtojë të rivendosë sanksione apo të njohë aneksimin e Krimeasë, rezultuan të pabaza – për aq sa ne mund të dallojmë (sepse presidentët u takuan vetëm nën praninë e përkthyesve të tyre).

Z.Trump madje bëri disa gjëra të vlefshme. Ai kishte të drejtë të shtynte  aleatët e NATO-s të shpenzonin më shumë mbi mbrojtjen, madje edhe pretendimi i tij që të  ketë rritur sasi të mëdha fondesh është një ekzagjerim. Dhe, teksa fliste me homologun e tij rus kjo  bën sens. Për t’u siguruar, shpresat e z. Trump për një marrëdhënie të gjerë me z.Putin, mund të përfundojë në një zhgënjim të njohur: George W. Bush e pa në sy z. Putin dhe dalloi një shpirt dhe më pas Rusia pushtoi Gjeorgjinë; Barack Obama shtypi butonin “reset” dhe më pas Rusia pushtoi Ukrainën. Por, Amerika dhe Rusia kanë shumë gjëra për të diskutuar, jo më pak se sa kontrollin e armëve bërthamore.

Amerika më e keqe

Gjithsesi, këto përfitime vijnë me një çmim të lartë. Sjellja e z. Trump një miksim donkishotesk helmi dhe lavdërimi, e ka minuar më tej besimin e Europës në Amerikën. Kur u pyet për përfundimet e z. Mueller dhe për rënien në raportin me Rusinë, z. Trump tha që ai i bën “të dy vendet përgjegjëse”. Mbase kotësia e tij nuk e lejon atë të trajtojë një sulm serioz nga ana e Rusisë sepse ai trembet se kjo gjë mund ta nxijë triumfin e tij elektoral. Mbase, siç disa dyshojnë, z.Putin ka vërtet material komprometues për z.Trump Sidoqoftë, aty ku Amerika dikur aspironte të ishte një fener, relativizmi mbizotëron. Kjo i lë të gjitha demokracitë të jenë më vulnerabël.

Z.Putin, i freskët nga një botëror i suksesshëm, del kështu si fitues dhe nga Helsinki. Vërtet, mbase ai ka shënuar një autogol kur pranoi që ai donte që z.Trump t’i fitonte zgjedhjet. Por, një perëndim që dyshon në vetvete, dëmtoi demokracinë dhe spektakli i presidentit amerikan e shtyu z.Putin të shënonte një tre-golësh. Në Helsinki z.Putin u duk i vetëkënaqur, ndërsa z. Trump turivarur./Economist


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas