Policët nuk do të paguhen për orët shtesë, Veliu: Kemi mungesë fondesh. Reagon Sindikata

Oficerët e Policisë nuk do të paguhen më për orët shtesë të punës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se i ka dërguar një  letërporosi drejtorive vendore, ku cilësohet se orët shtesë të policëve do të kompesohen me ditë pushimi, në mungesë të fondeve dhe detyrimeve të mbartura.

Ky vendim për praktikat e kompesimit ndaj policëve ka hyrë në fuqi më datë 1 shkurt.

Urdhëri përcakton se orët shtesë do paguhen vetëm në raste të veçanta, kur policët duhet të jenë patjetër në punë.

Vendimi i Ardi Veliu vjen pasi oficerët e policisë kanë punuar me orë të gjata në protestat e studentëve, por edhe në raste operacionesh. Ky urdhër përcakton se edhe orët shtesë duke filluar nga muaji shkurt nuk do paguhen më, por do të jepen ditë pushimi.

Reagimi

Për Sindikatën e Policisë, urdhëri i Ardi Veliut është i paligjshëm. Kreu i Sindikatës së Policisë Sadetin Fishta, thotë për Gazetën Mapo se urdhëri nuk mund të ketë fuqi prapavepruese.

“Të gjithë policët duhet të paguhen për orët shtesë. Nuk mund të dalë drejtori sot dhe të thotë se ato orë shtesë që keni punuar do i merrni ditë pushimi. Ne si sindikatë e kundërshtojmë dhe do shohim mundësitë ligjore për ta rrëzuar. Nuk jam njohur ende me urdhërin e plotë të Ardi Veliut, por policët që punojnë në shi dhe diell duhet të paguhen dhe jo t’ju jepen ditë pushimi”, – u shpreh Sadetin Fishta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Madonna i thotë lamtumirë Portugalisë: Vend mosmirënjohës!

Madonna ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Portugalia. Këngëtarja 60-vjeçare, e cila...
Read More