fbpx

Kryesore

Po tani?!





               Publikuar në : 09:32 - 23/02/19 |
mapo.al

Po tani? Kjo është dilema e mjeshtrit Kapexhiu në përshkrimin që i bën krizës së rëndë politike ku ndodhet vendi. Kartat janë hedhur, PD ka ezauruar edhe instrumentin e fundit të presionit që kishte në dorë, mandatet parlamentare. Kjo ngjan se e ka kapur në befasi Edi Ramën, i cili deri pak orë përpara vendimit të opozitës, shprehej se është blof, dhe nuk do të ndodhë.


Në skenë kanë hyrë ndërkombëtarët, aktorët që pritet të marrin një rol të rëndësishëm në këtë situatë.



Ndërsa Basha nuk pret që zgjidhja të vijë nga Brukseli, ka vendosur të rrisë trysninë ndaj qeverisë dhe Ramës me organizimin e protestave dhe lëvizjeve, siç tha ai në gjithë vendin.


Kërkesa e demokratëve dhe aleatëve është largimi i Ramës, krijimi i një qeverie tranzitore që do përgadisë zgjedhje të lira e të ndershme. Teatri i krizës është sjelle sot në Mapo, nga Kapexhiu në këtë karikaturë interesante.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas