Plagosje me thikë në Lushnje, arrestohet 37-vjeçari

policia-berat

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes pasi dyshohet si autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari.

Policia njofton se personi i arrestuar është shtetasi Besnik Kokja, 37 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Thanasaj, gjatë një konfrontimi fizik për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.K, 29 vjeç, banues në lagjen “Teqe” Peqin, i cili ndodhet në Spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu Besnik Kokja ka pësuar dëmtime nga goditje me sende të forta dhe ndodhet në spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Armina Mevlani joshëse në të zeza

Armina Mevlani është një nga blogeret më të famshme në Shqipëri. [ngg_images...
Read More