Plagosi bashkëmoshatarin në Gjirokastër, pranga 16-vjeçarit

850x636_thika-620x3101474621979

Një 16-vjeçar me inicialet N. K., është arrestuar nga policia Gjirokastrës mbrëmjen djeshme pasi rezulton të jetë autor i një plagosjeje me thikë, në dëm të bashkëmoshatarit të tij me inicialet Xh. D. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “18 Shtatori” ku mes dy 16-vjeçarëve, ka pasur fillimisht një përleshje më pas , degjeneroi me përdorimin e thikave duke shkaktuar plagosjen e shtetasit Xh. D. Sherri mes tyre, ka filluar në rrjetin social Facebook, për t’u përplasur më pas edhe fizikisht. Mesa duket ka qenë një femër e synuar nga dy adoleshentët e cila ka shkaktuar konfliktin. Sipas policisë N. K., është sulur ndaj Xh. D., shok të një klase në Gjimnazin “Siri Shapllo”. Mirëpo agresori sapo ka parë edhe prezencën e të atit të shokut të tij të klasës, ka dashur të largohet menjëherë dhe në largim e sipër, ka qëlluar dhe të atin e viktimës, në momentin kur ai tentoi që t’i ndante. Menjëherë babë e bir janë çuar në spitalin e Gjirokastrës për të mjekuar plagët e marra. Ndërsa N. K., përfundoi në pranga.

Shkruar Nga
More from Revista User

Takimi me Kim Jong un, Trump: Do të jetë i suksesshëm

Pas disa javësh spekulimesh, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të...
Read More