Plagos shokun me pistoletë në Durrës, nuk i kishte kthyer borxhin

policia-nate

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit, pas një konflikti me një shokun e tij. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar, tek “Rrota e kuqe”, ku dy persona pasi janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shokut të tij dhe ka lënë të plagosur shtetasin me inicialet H. K. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të qytetit, nën kujdesin e bluzave të bardha por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia pas marrjes së këtij informacioni ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se shkak i konfliktit është një çështje borxhi midis dy shokëve. Nga ana tjetër po punon për të zbardhur ngjarjen, teksa uniformat blu kanë bërë të identifikimin e autorit të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij. Ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, dy persona janë grindur me njëri -tjetrin brenda një lokali dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se grindja në fillim ka qenë verbale, por më pas janë ndezur gjakrat dhe njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletën që kishte me vete. Menjëherë pas kësaj ngjarje policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tij. Ndërsa ky i fundit pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Mësohet se 42-vjeçari i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital me një makinë të çastit, por pasi ka shoqëruar në spital të plagosurin është drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi. Nga ana tjetër uniformat blu të qytetit bregdetar kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe në të njëjtën kohë janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur ndalimin e autorit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidentet, shoferë mësoni për sinjalistikën e re

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako u shpreh sot se do...
Read More