Pini çaj sherebele për kurimin e shumë sëmundjeve

shere

Sherebela konsiderohet si një nga bimët më shëruese në botë dhe kategorizohet në një nga ilaçet më të mira.

Kjo bimë rritet në shpate gëlqerore, në kullota, nga zonat e ulëta e deri te ato alpine.

Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lëndë rregjëse, rrëshirë.

Çaji i përfituar nga sherebela përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës.

Shkenca moderne ka dëshmuar se sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë qe e bën te dobishme për diabetin.

Çaji I sherbelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet nje solucion shume I mirë për gargar për bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.

Kohët e fundit është dëshmuar qe sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes se Alzheimerit.
Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmonmirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak te veprimit te vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit te mishit te dhëmbëve. Nëse keni probleme te tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kunder te vjellave dhe diarresë se shpeshtuar, ndersa me mire se çdo bime tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Në mënyrë të favorshme ndikon në problemetfemerore. Përmirëson tonusin e mitres, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Sherbela ndihmon edhe ne punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
Ja pse Sherebela e meriton emrin që i kanë vënë mjekët popullorë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Macron: Assad kriminel që duhet të gjykohet për krime

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se presidenti sirian, Bachar al Assad është...
Read More