fbpx

KMR

Pilotët e British Airways mendojnë se kanë parë UFO, autoritetet nisin hetimet





               Publikuar në : 10:57 - 13/11/18 |
mapo.al

Autoriteti Irlandez i Aviacionit ka nisur hetimet pas raportimeve se në bregun jugperëndimor të vendit mund të jenë parë UFO. Sipas BBC, gjithçka nisi të premten e 9 nëntorit kur një pilote e British Airways kontaktoi kullën e kontrollit në aeroportin Shannon.


Ajo donte të dinte se mos kishte stërvitje ushtarake në atë zonë për shkak se shihte diçka që lëvizte shumë shpejt. Kontrollori i trafikut tha se nuk ka diçka të tillë.



Por pilotët që vinin nga Montreali për në Londër thanë se ishte një dritë shumë e shndritshme që lëvizte me shpejtësi. Pilotja tha se pavarësisht se lëvizte me shpejtësi, dukej se objekti nuk ishte në trajektore përplasje me avionin.


Edhe një pilot i linjës Virgin tha se kishte parë diçka të ngjashme. Ishin disa objekte shumë të shndritshme që ndiqnin të njëjtën trajektore.

Sipas tij, shpejtësia me të cilën lëviznin ishte Mach 2- që është dy herë sa shpejtësia e zërit. Një zëdhënës i aeroportit Shannon nuk komentoi pasi tha se çështja është nën hetim.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas