Përndiqte prej muajsh një vajzë të re, arrestohet 26-vjeçari

vajza-660x330

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi përndiqte prej muajsh një vajzë të re. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Ardit Cizmi, banues në Sukth i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe me anë të telefonit një 20-vjeçare nga i njëjti fshat.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të një ngjarje, duke arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin.

Mësohet se e reja me inicialet E.G. ka deklaruar në polici se Cizmi, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore e ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pasaporta nga Shqipëria, kosovarëve? Qëndrimet në masë të shqiptarëve

Gjatë një vizite në Kosovës të Presidentit Ilir Meta pak ditë më...
Read More