Përleshje mes të rinjve në një lokal në Elbasan, plagosen me armë zjarri tre persona

policia-makinat

Tre persona mbetën të plagosur mesditën e djeshme në një lokal në dalje të Elbasanit, pas një konflikti banal. Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se, ngjarja ndodhi kur dy vëllezërit, Franc e Hajdar Copa u konfliktuan me dy persona të tjerë, Julian e Klevis Gjini.

Ata u përfshinë fillimisht në një sherr me sende të forta e grushte, ndërsa më pas konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Nga të shtënat mbetën të plagosur dy kushërinjtë, Armando e Klevis Gjini, si dhe Hajdar Copja.

Pas marrjes së këtij informacioni, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes duke sekuestruar 13 gëzhoja të kalibrave 7.65 mm dhe 9 mm, që i përkasin dy armëve të ndryshme. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, shkak për sherrin, dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër mes të rinjve kur kanë qenë rezidentë në Angli. Klevis Gjini, dyshohet se mund të jetë përfshirë në trafik droge në Britani. Njëri prej të plagosurve ka marrë plumb në krah, tjetri në këmbë, ndërsa personi i tretë është plagosur me mjete të forta.

Në lidhje me këtë rast hetuesit po verifikojnë edhe pista ta të tjera të mundshme të ngjarjes. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar të afërm të palëve, apo dëshmitarë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Sakaq materialet e mbledhura iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme. Të shtënat me armë shkaktuan panik për disa minuta në këtë aks, ndërsa në hyrjet e daljet e Elbasanit policia ngriti postblloqe duke ushtruar kontrolle.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zjarret e mëdha në Kaliforni, 40 të vdekur e qindra të zhdukur

40 njerëz kanë ndërruar jetë dhe qindra të tjerë janë të zhdukur...
Read More