fbpx

ShowBizz

Përkujton të ëmën, princ Albert: I befasuar gjithnjë nga mirësia





               Publikuar në : 13:31 - 10/04/19 |
mapo.al

Princesha e ndjerë e Monakos, Grace Kelly, do të përkujtohet më 18 prill për 90 vjetorin e saj të lindjes. Por i biri i saj, princi Albert zgjodhi që të fliste për të në studion e RFM. Në një rrëfim të sinqertë, ai tregoi se çfarë e ka tërhequr më shumë në karakterin e së ëmës.


“ Ajo që më ka befasuar gjithmonë ishte mirësia, bujaria e saj e madhe, si e mendjes ashtu dhe e zemrës. Ajo ishte gjithmonë e gatshme për të dëgjuar dhe për të ndihmuar të tjerët”, këto ishin fjalët e princit të intervistuar nga Bernard Montiel.



Grace Kelly ishte fillimisht një aktore me karrierë të suksesshme në Hollivud. Ajo hoqi dorë nga kinematografia pasi u martua me princ Ranier III në prill të vitit 1956. Ata patën sëbashku tre fëmijë, Caroline, Albert dhe Stephanie. Grace Kelly vdiq në 14 shtator 1982, një ditë pasi ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.



Etiketa: ,

Pas