fbpx

Bota

Përgjegjës për 3 mijë vrasje, El Chapo ka një kërkesë në gjyq: Dua të…





               Publikuar në : 18:57 - 08/11/18 |
mapo.al

Vrasje, pastrim parash, trafik droge, trafik armësh- këto janë akuzat që rëndojnë mbi trafikantin më të madh në botë, meksikanin El Chapo Guzman. 61-vjeçari po gjykohet nga drejtësia amerikane.


Por gangsteri ka vetëm një dëshirë: I mungon gruaja.



Që prej arrestimit në janar të vitit 2017, ai nuk e ka takuar gruan e tij, Emma Coronel Aispuro, 29 vjeç. Hetuesit druhen se ai mund t’i përcjellë asaj ndonjë mesazh.


Por tashmë baroni i drogës, që po gjykohet në Nju Jork, thotë se thjesht do që ta përqafojë njëherë të shoqen.

Avokati kërkon që ai thjesht ta përqafojë atë në momentin që futet në sallën e gjyqit. Vendimi nuk është marrë akoma.

El Chapo ka trafikuar tonelata me heroinë dhe kokainë drejt SHBA, duke fituar miliarda. Pavarësisht se pasuria e tij nuk dihet, ai mendohet se ka qenë njeriu më i pasur në botë në një moment.

El Chapo është përgjegjës për 3 mijë vrasje. Ai vetë thuhet se ka dhënë urdhër për ‘vetëm’ 33 vrasje.

El Chapos Ehefrau Emma Coronel Aispuro (29) mit dem Anwalt ihres Mannes, Eduardo Balarezo


Etiketa: , , ,

Pas