“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Bashkia e Tiranës dhe nxënësit aksion për pastrimin e plehrave

Në kuadër edhe të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, ndërmorën një aksion të gjerë për heqjen e mbeturinave.

Të rinjtë dhe të rejat u ndanë në tre grupe pune po pastrojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit të mbështetur edhe nga makineritë e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për largimin e tyre.

Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore Brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zona turistike të Tiranës dhe në parqet kombëtare, sikurse është ai në Malin e Dajtit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë.

Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e pastrimit të mbetjeve në kryeqytet duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në kryeqytet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Probleme me kujtesën? Mënyrat për të mbajtur mend gjithçka

Çdo njeri mund të përmirësojë kujtesën, përvec rasteve kur kanë probleme të...
Read More