ShowBizz

Pas vdekjes, mbretëresha e muzikës soul fiton ‘Pulitzer’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 16/04/19 |
mapo.al

Këngëtarja e ndjerë Aretha Franklin ka fituar çmimin ‘Pulitzer’. Për kontributin e pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada, mbretëresha e muzikës ‘soul’ është nderuar pikërisht me ‘Pulitzer’. Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi të veçantë janë emra të njohur si Bob Dylan, Hank Williams dhe John Coltrane.


Franklin vdiq në muajin gusht të vitit 2018 në moshën 78-vjeçare, për shkak të sëmundjes së kancerit pankreatik. Këngëtarja u bë gjatë karrierës së saj, që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, gruaja e parë që u pranua në Rock and Roll Hall of Fame dhe pati 73 këngë që u renditën në Billboard Top 100.


 




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas