Kryesore

Partizani merr vendimin: Shkarkohet trajneri Sulejman Starova





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:38 - 05/03/18 |
mapo.al

Klubi i Partizanit bën të ditur se ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Sulejman Starova.


Ky vendim ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta, ku Partizani në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 fitore.


Starova mori drejtimin e Partizanit për herë të pestë, pas largimit të italianit Iuliano. Ai paraqiti dorëheqjen edhe pas humbjes së Partizanit 5-0 në Gjirokastër, por që nuk u pranua nga presidenti Demi.


NJOFTIM PER MEDIAT


Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës.



CLOSE
CLOSE
Pas