fbpx

Aktualitet

Parashikimi i motit: Temperatura të larta, por edhe reshje





               Publikuar në : 08:02 - 03/05/18 |
mapo.al

E enjtja do të jetë një ditë kryesisht me mot të vranët me kthjellime të herëpashershme.


Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë të pranishme thuajse gjatë gjithë ditës, por me intensitet të ulët.



Zonat në të cilën reshjet do të jenë të vazhdueshme dhe me intensitet pak më të lartë do të jenë zonat malore.


Sa i takon temperaturave ato do të jenë të larta duke nisur 12 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 28 gradë celsius në zonat bregdetare.


Etiketa: ,

Pas