Kryesore

Paralajmërimi i Tahirit: Do të flas shumë shpejt





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 15/12/17 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin për daljen jashtë Shqipërisë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.


Duke folur shkurtimisht për gazetarët jashtë godinës së Gjykatës, Tahiri tha se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.



Ndërkohë që avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesën e Prokurorisë”.


Avokati theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë provë të re për këtë masë të vendosur nga Gjykata. Avokati Haxhia bëri me dije se do të apelojnë këtë vendim të Gjykatës.



CLOSE
CLOSE
Pas