Papa paralajmëron: BE kërcënohet nga shpërbërja

Pope Francis leaves after laying a wreath at the grave site of the Turkish republic founder, Mustafa Kemal Ataturk, inside the Ataturk Mausoleum in Ankara, Friday, Nov. 28, 2014. Pope Francis arrived in Turkey on Friday at a sensitive moment for the Muslim nation, as it cares for 1.6 million refugees and weighs how to deal with the Islamic State group as its fighters grab chunks of Syria and Iraq across Turkey's southern border. (AP Photo/Markus Schreiber)

Para festimeve të 60 ­vjetorit të Marrëveshjeve të Romës, Papa Françesku ka pritur krerët e shteteve dhe vendeve të BE. Ai kërkoi rikthimin tek parimet bazë të unionit, tek solidariteti. BE kërcënohet “nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit, tha kreu i kishës katolike në Romë të premten, në një audiencë për krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa.

“Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”. Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit. Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një „pagë dinjitoze” nuk ka paqe, tha ai.

Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”, tha Papa Françesku.

Shkruar Nga
More from Revista User

Leksione për të gjithë kohën: 7 klasika që mund të lexohen në një frymë

Kënaqësia mund të fillojë … Për këto vepra të mëdha të letërsisë...
Read More