Papa Françesku: “Është hipokrite të jesh kristian dhe nga ana tjetër të dëbosh refugjatët…”

Pope Francis leaves after laying a wreath at the grave site of  the Turkish republic founder, Mustafa Kemal Ataturk, inside the Ataturk Mausoleum in Ankara, Friday, Nov. 28, 2014. Pope Francis arrived in Turkey on Friday at a sensitive moment for the Muslim nation, as it cares for 1.6 million refugees and weighs how to deal with the Islamic State group as its fighters grab chunks of Syria and Iraq across Turkey's southern border. (AP Photo/Markus Schreiber)

“Është hipokrite  të jesh kristian dhe  nga ana tjetër të dëbosh refugjatët, një person  që kërkon ndihmë. Është kjo kontradikta, nga njëra anë shprehen se e duan kristianzimin e nga ana tjetër janë kundra emigrantëve dhe besimeve të tjera. Dhe Krishti më shumë se çdo gjë dënon hipokrizinë”  është kjo deklarata e ashpër që Papa Françesku dha gjatë një takimi me të rinjtë protestantë në Saksoni.

Ati i Shenjtë i kërkoi refugjatëve që të bashkëpunojnë me komunitetet që i mirëpresin. Më tej ai kërkoi që të gjitha vendet të punojnë për të siguruar integrimin e fëmijëve të emigrantëve.

“Duhen procedura  të veçanta në planin e bashkëpunimit mes vendeve të origjinës dhe vendeve pritëse” u shpreh Papa.

Në ditën botërore të emigrantëve kreu i kishës katolike denoncoi fenomenin e prostitucionit dhe pedopornografisë, fenomenin e shfrytëzimit të fëmijëve në punë që i shndërron në skllevër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kanada zgjat për tre muaj misionin në Irak dhe Siri

Kanadaja ka njoftuar se do të zgjasë misionin ushtarak kundër grupit militant...
Read More