Papa: Emigracioni është një sfidë, jo një rrezik

papa

Papa Françesku ka thënë sot se fenomeni i emigracionit nuk përbën rrezik për kulturën e Evropës, por është një sfidë për zhvillimin e shoqërive.

Françesku i bëri komentet e tij gjatë një vizite në universitetin kryeqytetas Roma Tre, ku dhe u ritakua me Nour Essa, refugjatin sirian të cilin ai e mori me vete gjatë vizitës në kampin grek të Lesbos, vitin e kaluar. Essa ka fituar një bursë në universitetin Roma Tre, për studimet e biologjisë. Ai e pyeti Papën mbi frikat se emigrantët nga Siria dhe Iraku po kërcënonin kulturën kristiane të Evropës, Françesku u përgjigj duke thënë se vendi nga vinte ai, Argjentina është krijuar prej emigrantëve dhe se emigracioni reduktohet duke ndaluar luftërat dhe varfërinë. “Emigracioni nuk është një rrezik, është një sfidë për rritjen e shoqërive”, tha Papa.

Shkruar Nga
More from Revista User

Olti Curri humb njeriun e dashur

E diela e djeshme nisi që në orët e para të mëngjesit...
Read More