fbpx

Aktualitet

Pamjet e shpërthimit tronditës në Shkodër bëjnë xhiron e botës: Kush ishte Lul Kulla





               Publikuar në : 08:53 - 14/01/18 |
mapo.al

Pamjet dhe lajmi për shpërthimin e tritolit në Shkodër kanë bërë xhiron e botës. Në pamjet që ngjajnë me ato që shihen në vendet e Lindjes së Mesme, dallohen rrënojat dhe personat e plagosur.


[ngg_images source=”galleries” container_ids=”80″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



Mediat e mëdha në mbarë botën kanë raportuar një artikull të AP për ngjarjen. Aty thuhet se shpërthimi me TNT plagosi pronarin e një godine dhe shtatë kalimtarë. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.


Për ironi, shpërthimi ndodhi në kohën kur qeveria po fliste me superlativa për punën e policisë në 105-vjetorin e krijimit të saj. Objektiv i shpërthimit ishte Lulzim Kulla, 42 vjeç, i njohur edhe si i ‘forti’ i Shkodrës. Lulzim Kulla është një person me precedentë të mëparshme penale dhe i skeduar nga policia e Shkodrës.

 

Ai njihej si një nga gjobëvënësit më të frikshëm të kësaj zone në Shkodër. Kulla ruhej me truproja dhe lëvizte me mjet të blinduar. Kulla, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga shpërthimi, njihet si një person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznese, që të mbyllin aktivitetin e tyre ndërsa shumë të tjerë, madje edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës, raporton Panorama.

42-vjeçari madje akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar për shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor. Vetëm disa muaj më parë, Prokuroria nisi një hetim për gjobvënie ndaj tregtarëve në Shkodër, por pavarësisht se operacioni u shoqërua me disa të arrestuar, çështja u sfumua nga dëshmitë e vetë tregtarëve, të cilët nga frika janë shprehur se paratë paguheshin për ruajtjen e dyqaneve dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar presion për një pagesë të tillë.

Por, 42-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me tritol të shpërthyer në distancë me telekomandë rezulton se është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Lulzim Kulla, edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Nuk është e qartë se si 42-vjeçari ka arritur t’i shmanget dënimit, duke bërë që çështja të mbyllet. Gjatë vitit 2016 zona e Dukagjinit në Shkodër u kthye në një “Lazarat” sa i takon kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ushtruan kontroll në fshatrat e Dukagjinit, të cilët më parë ishin të paprekshme për shkak të rezistencës së kultivuesve, që shpesh qëllonin me armë në drejtim të forcave të Policisë. Në operacionin dyditor të gushtit të 2016-s, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse Policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizatorë të kultivimit të bimëve, mes të cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash duke bërë që askush të mos përgjigjet për një vepër të tillë penale.



Pas