Pabarazia sociale, zbulohet origjina e multimilarderëve të sotëm

Elita e kamur e botës sot i ka fillesat e saj te pronarët e parë të tokave, që përdorën qetë dhe kuajt.

Shkencëtarët kanë arritur ta gjurmojnë në lashtësi gjenezën e krijimit të multimiliarderëve dhe pabarazisë sociale.

Në studimin e realizuar së fundi, ata tregojnë se përpara mijëra vitesh ishte përdorimi i parmendës me qetë dhe kuajt, ai që krijoi ekuivalentin e sipërmarrësve pasanikë të ditëve tona.

Kërkimi i publikuar në revistën “Nature” përbën edhe përpjekjen e parë për të vlerësuar sesi u krijuan dallimet e mëdha pasurore në mesin e paraardhësve tanë.

Ato filluan kur bujqësia krijoi idenë e pronësisë së tokës, edhe pse pabarazia që rezultoi nga mbjellja dhe korrja e kulturave nuk ishte shumë e thellë.

Vetëm me përdorimin e kafshëve nisën të shfaqen ndasitë serioze në radhët e shoqërisë, lidhur me pasurinë, duke krijuar përfundimisht ekuivalentin e lashtë të miliarderëve të sotëm, që zotërojnë ishuj e avionë privatë.

Për të matur pasurinë relative në një shoqëri, ekipi ka punuar me arkeologë, të cilët studiojnë 62 shoqëri të ndryshme në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Disa prej këtyre shoqërive ishin deri në 10.000-vjeçare, e hulumtimet përfshijnë deri edhe Babiloninë e lashtë e Pompein.

Studiuesit analizuan përmasat e shtëpive në këto vende dhe i kanë përdorur ato si tregues të ndryshimit të pasurisë që ka ekzistuar atje në çdo kohë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, e mërkurë 12 korrik 2017

Dashi Ashtu si temperaturat edhe yjet do të jenë të ngrohtë me...
Read More