Orges Shehi u dorëhoq nga Skënderbeu? Klubi: E vërteta…

Pas qarkullimit të lajmit se klubi korçar i Skënderbeut ka shkëputur marrëdhëniet me trajnerin Orges Shehi, ka ardhur edhe sqarimi për opinionin publik. Përmes një njoftimi për mediat, klubi i Skënderbeut mohon kategorikisht dorëheqjen e pretenduar të stafit teknik me në krye Orges Shehin.

Mes tjerash, sqarohet se klubi do të vijojë të bashkëpunojë më tej dhe kjo është përcaktuar në kontrata. “Të dashur tifozë, sportdashës dhe ndjekës të Skënderbeut, duke marrë shkas nga situata e krijuar, aludimet pa fund të mediave dhe mosbesimin e shfaqur karshi ekipit:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dorëheqjen e stafit teknik me në krye trajner Orges Shehi, i cili ka besimin tonë maksimal për të vijuar punën dhe projektin e klubit.

Fatkeqësisht ekziston një tendencë nga qarqe të caktuara mediatike për të përçarë ekipin dhe tifozët duke përfituar nga ky moment i vështirë. Ju sigurojmë se asnjë vendim nuk cënon ecurinë e klubit ndryshe nga çfarë shkruhet. Stafi dhe lojtarët kanë kontrata bashkëpunimi me klubin të cilat janë respektuar dhe do të respektohen në masën 100%.

Stafi dhe lojtarët kanë qetësinë e duhur për të punuar dhe për tu rikthyer tek rezultatet pozitive si dhe kanë mbajtur përgjegjësi maksimale për rezultatet negative të arritura gjatë 4 javëve të fundit duke premtuar kalimin e kësaj situate të vështirë.

Na vjen keq që me anë të rezultateve negative, kemi krijuar këtë frymë mosbesimi tek tifozët karshi ekipit dhe klubit. Duke kërkuar ndjesë për rezultatet zhgenjyesë të javëve të fundit, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Me qetësinë që prej pothuajse një dekade karakterizon klubin tonë dhe duke mbështetur njëri-tjetrin do e kalojmë edhe këtë moment delikat për të vijuar rrugën tonë drejt sukseseve të tjera”,- thuhet në deklaratë.

/BW/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Përplasja/ Xhafaj kundër Lleshajt për vettingun në polici

  Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën...
Read More