Oprah Winfrey: Nuk e kam ADN-në të jem Presidente

Oprah Winfrey i ka thënë revistës amerikane InStyle se ajo nuk e “ka ADN-në” që të jetë Presidente amerikane.

Ditëve të fundit është spekuluar se Winfrey mund të jetë konkurrentja e ardhshme nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, pas një fjalimi të zjarrtë që ajo mbajti në Golden Globes në fillim të këtij muaji.

“Gjithnjë jam ndjerë e sigurt dhe me vetëbesim në atë që mund të bëj, dhe atë që nuk mund të bëj”, tha ajo.

“Dhe kështu kjo nuk është diçka që më intereson”, shtoi Winfrey.

Donald Trump kur është pyetur për garën e mundshme kundër Winfrey në vitin 2020, tha se do të ishte “kënaqësi”, duke shtuar: “PO, do ta mposht Oprah-n”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jolie i bën thirrje NATO për mbrojtjen e të drejtave të femrave

Angelina Jolie po vë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj grave anembanë...
Read More