Opozita proteston para Parlamentit – LIVE

 

Për të shtatën herë opozita shqiptare jo parlamentare proteston kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në një ditë kur Kuvendi mban seancë plenare, e cila ndër të tjera do të finalizohet me betimin e tre deputetëve të rinj që pranuan mandatin në zëvendësim të opozitës që doli jashtë Parlamentit.

Protestuesit mbajnë në duar parulla ironizuese për kryeministrin si dhe pankarta ku shkruhet “Qeveri e korruptuar” dhe “Parlament i krimit”.

Që në nisje protesta ka pasur tensione dhe përplasje me policinë, pasi turma ka tentuar të çajë kordonin e forcave të sigurisë.

Protestuesve u janë bashkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Policia ka angazhuar 1300 efektivë përreth Parlamentit.

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, i është bashkuar protestës së opozitës, pas një mungese të gjatë në skenën politike. Biberaj u rikthye në PD në dhjetor të vitit të kaluar, kur u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Nga protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, Bibreja deklaroi se qeveria dhe kryeministri Rama do largohen dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas tij janë shumë pranë. “Kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë ditët të numëruara. Unë jam student i dhjetorit ’90. Ëndrra për “Shqipërinë si gjithë Europa” është e gjallë edhe sot”, u shpreh Biberaj.

Opozita po përgatit programin e ri për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë shumë afër. Ka shpresë që ky vend behet. Është përgjegjësia jonë dhe e opozitës”, tha Biberaj, i cili shtoi se: “Shumë shpejt faktori ndërkombëtar do të mbështesë kauzën tonë të drejtë”.

Policia e Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë para Parlamentit. Në një deklaratë, policia kërkon nga protestuesit ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe përdorimin e kapsollave.

Thirrja e Policisë

Ju lutemi ruani qetësinë.

 Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë

 Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.

 Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.

 

 

 

  

Shkruar Nga
More from Redaksia

Makina plot me kanabis, momenti i arrestimit

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Luzi” duke sekuestruar 44 kg...
Read More