NY Times shkruan për protestën, Schulz: Në BE hyni pas 20-30 vitesh

 

Mediat ndërkombëtare kanë nisur të raportojnë për protestën në Shqipëri, mes tyre edhe Nju Jork Tajms dhe Uashington Post.

“Disa mijëra protestues të opozitës u mblodhën përpara parlamentit të Shqipërisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja,” shkruan Nju Jork Tajms.

“Protesta e të enjtes është pjesë e protestave të Partisë Demokratike në opozitë përgjatë muajit të fundit. Ata akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Qeveria i mohon akuzat”.

Ndërkohë ish-kreu i Parlamentit Europian nuk duket optimist për situatën në Shqipëri.

Martin Schulz, ish-drejtues i Partisë Social Demokrate në Gjermani, ishte i ftuar në debatin e televizionit kryesor, ARD, me titull Maischberger.

Aty po flitej për daljen e Britanisë nga BE. Por kur u transmetua një klip me titullin: “Britania del- Shqipëria vjen”, Schulz nuk u përmbajt.

“Më ka ardhur në majë të hundës kjo shfaqje. Do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE”.

“As nuk mund të shtrohet si pyetje që një vend i vogël të zëvendësojë fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në union, siç e mendoni ju. Vendet e vogla janë thjesht vende të vogla”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ndahet nga jeta akademiku i njohur…

Është ndarë sot nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec...
Read More