Nxehet gara: Trump parakalon Clinton në sondazhe

trumpPër herë të parë në këtë fushatë të gjatë elektorale në SHBA, republikani Donald Trump ka parakaluar në sondazhe demokraten Hillary Clinton.

Sipas BBC, Trump ka parakaluar në sondazhin e RealClearPolitics.

Por çfarë ka ndodhur dhe si ka mundësi që është ngushtuar kaq shumë gara, kur para disa kohësh Clinton ishte përpara me një diferencë me dy shifra?

Sipas BBC, tashmë lëvizja kundër Trump brenda republikanëve është zhdukur.

Sipas sondazheve të dy prej gazetave më të mëdha në SHBA, 85 përqind e republikanëve kanë në plan të votojnë për njeriun e tyre.

Madje edhe senatori John McCain, që ishte në konflikt të hapur me Trump, ka thënë se do mbështesë të nominuarin e partisë.

Ndërkohë Hillary Clinton ka një problem me mbështetësit e rivalit të saj demokrat, Bernie Sanders.

55 përqind e tyre thonë se do votojnë për Clinton, ndërsa 15 përqind thonë se do zgjedhin zotin Trump.

Pjesa tjetër akoma nuk e dinë se për kë do votojnë.

Përplasja mes Clinton dhe Sanders sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa zyrtarët demokratë nuk po ndërhyjnë për të vendosur paqen.

Në fillim të kësaj jave, Clinton tha se nuk do marrë pjesë në një debat të demokratëve në Kaliforni, duke sjellë reagimin e ashpër të ekipit të Sanders.

Megjithatë BBC thekson se është akoma herët për të folur.

Për momentin, sfida e madhe e Trump vazhdon të mbetet mbështetja e ulët mes minoriteteve dhe femrave.

Ajo që dihet për momentin është se gara do jetë shumë e fortë dhe e ashpër.

Fakt është se Trump i ka bërë analistët të mbesin me gisht në gojë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Video: A është ky bunker prova se qeveria e SHBA po përgatitet për apokalipsin?

Të fiksuarit pas teorive konspirative besojnë se një bunker sekret poshtë Aeroportit...
Read More