Nuk ka më superioritet ushtarak? SHBA, manovra me 35 superavionë

Pentagoni ka kryer një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje 35 avionë luftarakë supersonikë “F-35”.

Avionët u rreshtuan të gjithë në një pistë dhe më pas u ngritën në ajër me radhë, secili 20 deri në 40 sekonda pas tjetrit, duke krijuar një pamje madhështore.

Manovra u bë për të treguar gatishmërinë e forcave ajrore për t’u nisur në masë, në rast nevoje, për të mbrojtur vendin.

“Ngritja në ajër e disa skuadrave të ndryshme, njëkohësisht, është një sifidë e madhe dhe kërkon aftësi të larta profesionale.

Pilotët dëshmuan aftësinë e tyre për t’u angazhuar si një forcë e madhe ajrore, për të kundërvepruar ndaj sulmeve që vijnë si nga ajri, ashtu dhe nga toka”,- thanë Forcat Ajrore amerikane.

1-482-483-44koka-29
Shkruar Nga
More from Redaksia

Nis “Shkolla Verore-UET”, mësim dhe argëtim për maturantët

Rreth 50 maturantë nga gjimnazet e gjithë vendit do të jenë  4...
Read More