Nuk e kanabizoi Shqipërinë sistemi zgjedhor

 

Nga Kastriot Dervishi

Rëndom dëgjohet sot se krizën e sotme në vend e solli sistemi zgjedhor i vitit 2008, a thua se lidhet ky sistem me çështjet e sigurisë në vend, gjendjen e rëndë ekonomike, kriminalitetin në rritje, etj. Asnjë lidhje nuk ka. Kriza ka të bëjë me njerëzit, me keqqeverisjen dhe jo me mënyrën e zgjedhjes. Sikur në vitin 2017 të ishte votuar me 140 zona zgjedhore, vështirë se opozita do kishte më shumë se 10 deputetë.

Shqipëria ka sot sistemin zgjedhor më të mirë që ka pasur në gjithë këto vite. Sistemi përpjesëtimor qarkor me 12 zona të mëdha, mund të diskutohet të bëhet në nivel kombëtar, por kthimi në zonalin e vjetër veçse do hapë probleme gjithnjë e më të pazgjidhshme. Është thënë se u ka dhënë pushtet kryetarëve të partive të caktojnë listat përkatëse. Dakord. Po më parë kush i caktonte kandidatët e zonave zgjedhore? Si në sistemin e vjetër zgjedhor, si në këtë aktualin, kryetarët e partive i kanë caktuar. Pra nuk ndodhi ndonjë gjë e re.

Nuk filloi në vitin 2009 caktimi i kandidatëve për deputetë nga kryetarët. Ashtu ka qenë gjithnjë. Dhe jo më kot. Kryetarët përfaqësojnë vullnetin e anëtarësive të tyre. Kush dëshiron të kandidojë i pavarur, e pa mbështetjen e partive e ka mundësinë ta bëjë. Dhe ka pasur jo pak raste kandidimesh në gjithë këto vite. Pastaj çështje ka edhe një keqedukim të zgjedhësit shqiptar. Deri në zgjedhjet e fundit të 3 korrikut 2005, kur është votuar në sistemin zgjedhor mazhoritar, kandidatët jepnin premtime me karakter komunal sikur do zgjidheshin kryetarë bashkish apo komunash, si për ndërtim rrugësh, ujësjellës, ndriçime, trotuare, etj, në një kohë që kandidonte subjekti politik në tërësi për qeverisjen qendrore.

Në zonat zgjedhore janë vënë re gjithnjë blerje masive votash, ndarje dhuratash e kushedi sa lloje të tjera presioni. Në kushtet e sotme, kur paraja e pisët është futur dendur në treg, blerja e një zone zgjedhore është shumë më e lehtë për trafikantët dhe në kushtet e mungesës së shtetit, një parlament me 140 trafiktatë nuk është çudi fare. Sistemi që kemi sot zhvillon konkurrencën politike midis partive. Deputeti është përfaqësues politik në nivel qarku i subjektit zgjedhor.

Si është votuar:
1-Në vitin 1991 është votuar në 250 zona me një flet votimi
2-Në vitin 1992 është votuar në 100 zona, me një fletëvotimi. Ndaheshin 40 vende në bazë të votave të marra në 100 zonat.
3-Në vitin 1996 është votuar në 115 zona me dy fletëvotimi . Ndaheshin 25 mandate nga fleta e subjekteve.
4-Në vitin 1997 është votuar në 115 zona me dy fletëvotimi. Ndaheshin 40 mandate nga fleta e subjekteve.
5-Në vitin 2001 është votuar në 100 zona me dy fletëvotimi. Ndaheshin 40 mandate nga fleta e subjekteve.
6-Në vitin 2005 është votuar në 100 me dy fletëvotimi. Ndaheshin 40 mandate nga fleta e subjekteve.
7-Në vitet 2009, 2013, 2017 është votuar në 12 zona të mëdha zgjedhore (nivel qarku) për 140 deputetë me një fletëvotimi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Video: Natë e frikshme në Tiranë, ja ç’ndodhi në orën 3 pasmesnate

  Bubullima, vetëtima dhe rrufe të shumta. Për më shumë se 30...
Read More