Një yll për Ryan Reynolds

ylli13

Një yll për aktorin Ryan Reynolds. Bulevardit të Famës në Hollivud iu shtua ylli i 2596, i cili nderon aktorin me origjinë kanadeze, Ryan Reynolds.

Për aktorin, ngjarja ishte tepër e rëndësishme dhe këtë e tregon fakti se kishte marrë me vete të gjithë familjarët e tij, nënën, vëllezërit, mbesat, nipërit dhe gjithashtu bashkëshorten Blake Lively dhe dy fëmijët e tyre.

“Është një moment shumë i veçantë që vjen vetëm një herë në jetë nëse je fatlum, kështu që nuk doja që të mungonte askush nga familja ime”, tha protagonisti i filmit “Deadpool”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Policia rrit shpërblimin: 10 mln lekë për vrasësit e Artan Cukut

Policia e Shtetit ka rritur shpërblimin për çdo informacion të vlefshëm që...
Read More