Një ORË si e Rita ORËS, kushton mijëra euro!

Ajo paraqitjet e saja publike në tapete të kuq e në evente, i ka mijëra dollarëshe. Të tilla Rita Ora i ka veshjet e aksesorët edhe në jetën e përditshme.

Këngëtarja që mbylli vitin 2017-të me suksese të mëdha, gjeneron të ardhura të mira që ia lejojnë asaj edhe një luks të shfrenuar sa i përket dukjes.

Rita që ka prejardhje shqiptare u rendit në top lista botërore me këngët e saj “Anywhere” dhe “For You”, ndërsa është pjesë e titujve të mediave rozë çdo ditë.

Ora që ka një stil unik, edhe orët i mbanë unike. Siç është ajo e markës Cartier, modeli i njohur “Panthere”, që ka një çmim hiç më pak se 20,100 euro.

Faqja shqiptare në Instagram “What They Wearing”, e ka paraqitur këtë çmim të orës, e cila është ndër modelet e para të kësaj marke të njohur botërore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lajme të këqija për ata që duan të blejnë shtëpi. Shtrenjtohen kreditë në euro

Interesat e kredive në euro u rritën për herë të parë pas...
Read More