Një ditë shumë e mirë për Donald Trump

 

Prokurori i posaçëm Robert Mueller thotë se as Presidenti Donald Trump, as fushata e tij dhe as ndonjë tjetër i lidhur me këtë fushatë, nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas një përmbledhjeje të paraqitur të dielën nga kreu i Departamentit të Drejtësisë (Prokurori i Përgjithshëm) William Barr.

Nga Anthony ZurcherBBC

Prokurori i Përgjithshëm, Barr, përmbledh, kryesisht me fjalët e tij, përfundimet e hetimit të posaçëm. Megjithatë, në një fjali të vetme, ai citon direkt raportin.

“Hetimi nuk përcaktoi se anëtarët e fushatës së Trump komplotuan ose u bashkërenduan me qeverinë ruse për të ndërhyrë në zgjedhje”.

Aty, me fjalët e vetë Robert Mueller, është rezultati i dy viteve punë, 2800 dëshmive, qindra urdhrave të kontrollit dhe orëve të panumërta me intervista. Kishte pasur ‘oferta të shumta’ për ndihmë nga ‘individë të lidhur me Rusinë’ në fushatën e Trump, por askush nuk e hëngri këtë karrem.

Nuk pati, ashtu siç mund të thotë Donald Trump, ‘asnjë bashkëpunim’. Së paku nuk u zbulua asnjë dëshmi për diçka të tillë.

Pengimi i drejtësisë është një çështje pak më e turbullt. Vendimi për të akuzuar ose jo zotin Trump për ndërhyrje në çështje të ndryshme, nuk ishte i zotit Muller.

Në vend të kësaj, zoti Barr- në konsultim me stafin e Departamentit të Drejtësisë- vendosi të mos ketë ndjekje penale, pjesërisht edhe për shkak se nuk kishte një krim të dukshëm që mund të jetë penguar drejtësia.

Mos bëni gabim, sot ishte një ditë shumë e mirë për zotin Trump.

Ndërkohë që një grumbull hetimesh për presidencën e tij do të vazhdojnë, hija e hetimit të zotit Mueller- që rrinte pezull mbi Shtëpinë e Bardhë që nga maji i vitit 2017- është hequr.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Telefonata Kadare-Enver Hoxha dhe raporti i shkrimtarit me diktatorin”

Nga Fatmira Nikolli, GSH Libri “Kur grinden sunduesit” na risjell Kadarenë, një student...
Read More