Nis Vettingu: Ja ç’duhet të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët

Nje punetore, duke pastruar gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nA worker, during the Annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të justifikojnë me dokumentacion edhe pasurinë e realizuar nga emigracioni, dhurimet, apo puna. Ata duhet të paraqesin dokumentacion nga vitet e emigracionit

Vettingu ka nisur të zbatohet. Të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe komisionerët do të kenë 1 muaj kohë që të bëjnë deklarimin e ri të pasurisë dhe interesave të tyre financiare në kuadër të procesit të kontrollit dhe verifikimit të figurës së tyre që buron si detyrim nga reforma në drejtësi.

Në zbatim të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj, ka nxjerrë udhëzimin përkatës shoqëruar edhe me një formular të detajuar të cilin duhet ta plotësojnë të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe komisionerët ku të deklarojnë të gjitha pasuritë dhe interesat e tyre financiar.

Udhëzimi përmban 28 pika dhe ai detajon hapat dhe detyrimet që ka çdo subjekt i ligjit të Vettingut.

Më konkretisht subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë në ILDKPKI brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kujtojmë këtu se ligji në fjalë hyri në fuqi në datën 8 tetor, çka do të thotë që këto deklarime duhet të bëhen brenda datës 8 nëntor.

Dorëzimi i deklaratës së pasurisë duhet të bëhet nga vetë subjekti, në protokollin e ILDKPKI-së, ku do të pajiset me vërtetimin përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

Deklarata duhet të shoqërohet me certifikatën personale dhe certifikatën familjare të subjektit të rivlerësimit, e cila duhet të jetë lëshuar brenda 3 muajve të fundit.

Ndërkohë që persona të lidhur, në kuptim të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, janë rrethi i personave që kanë marrëdhënie me subjektin e rivlerësimit, përbërë nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët madhorë, si dhe çdo person i përmendur në certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, për subjektin e rivlerësimit, në periudhën e rivlerësimit.

Kur pasuria e personave të lidhur është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas dhe i bashkëlidhet deklaratës së subjektit të rivlerësimit.

Për çdo pasuri në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim etj., subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, duhet të deklarojë burimin, në momentin e krijimit për secilën prej tyre, duke bashkëlidhur dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit për secilën pasuri, në momentin e fitimit të tyre.

Deklarimi i pasurive të paluajtshme, të regjistruara ose jo në regjistrat publikë, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor, kontratë shitblerje, kontratë sipërmarrje, akt marrëveshje, kontratë paraprake, kontratë porosie etj., dhe certifikatën e pronësisë në rastet kur prona është e regjistruar në ZVRPP.

Deklarimi i pasurive të paluajtshme në proces legalizimi pranë ALUIZNIT, të shoqërohet me kopje të të gjithë dokumentacionit të paraqitur pranë këtij institucioni.

Gjithashtu duhet të deklarohen të shoqëruar me dokumentacion justifikues edhe deklarimi i pasurive të paluajtshme të dhëna me qira te persona të tjerë të lidhur, të shoqërohet me kontratën e qiradhënies të lidhur para noterit, si dhe pasuritë e paluajtshme të marra me qira te persona të tjerë të lidhur.

Gjithashtu, deklarimi i pasurive të paluajtshme, të luajtshme, likuiditeteve dhe çdo pasurie tjetër të fituar nëpërmjet dhurimit, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor për këtë veprim juridik, si dhe dokumentacionin justifikues të pronësisë të personit tjetër të lidhur (dhuruesit).

Gjithashtu edhe deklarimi i gjendjes “cash” do të njihet si i tillë në konceptin e ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, deri në kufirin e shumës 1.5 milionë lekë.

Shumat më të mëdha duhet të formalizohen në sistemin bankar, përpara dorëzimit të deklaratës në ILDKPKI, duke bashkëlidhur në çdo rast vërtetimin bankar për këtë veprim.

Deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhurave nga pagat, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor për të ardhurat neto nga institucioni pranë të cilit kanë qenë dhe janë të punësuar subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, që mbartin detyrim për deklarim të pasurisë.

Po ashtu, edhe deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhurave nga emigracioni prej subjektit dhe/ose personave të lidhur, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor nga vendi i punës, qyteti dhe shteti përkatës, për periudhën e deklarimit, si dhe mënyrën e kalimit të këtyre mjeteve monetare brenda territorit të Shqipërisë.

Pikat e Udhëzimit të ILDK

-Deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhurave nga qiraja, të shoqërohet me vërtetimin përkatës për pagesën e tatimit mbi të ardhurat e përfituara nga qiraja.

-Deklarimi i kredive të marra nga bankat/institucionet financiare, duhet të shoqërohet me kontratën e lidhur me bankën/institucionin financiar, kolateralin e vënë si garanci, si dhe një vërtetim nga banka/institucioni financiar për gjendjen e kredisë në datën e dorëzimit të deklaratës së pasurisë.

Nëse subjekti i rivlerësimit dhe/ose personat e lidhur me të, kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duhet të paraqesin deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë, si dhe dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë vendit.

-Për rastet kur subjektet e rivlerësimit dhe/ose personat e lidhur me të, kanë kryer ndërtime, shtesa ose rikonstruksione të pjesshme ose të plota, për banesa ose çdo ndërtim tjetër, duhet të paraqesin dokumentacionin e plotë ligjor, lejen e ndërtimit, preventivin, situacionin e plotë të shpenzimeve të kryera etj.

-Subjekti i rivlerësimit si dhe personat e lidhur me të, mund të dorëzojnë edhe çdo dokument tjetër justifikues në mbështetje të deklaratës së pasurisë.

-Dokumentacioni justifikues i dorëzuar më parë në ILDKPKI, nuk e shkarkon subjektin e rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nga përgjegjësia dhe detyrimi për dorëzimin e të gjithë dokumentacionit justifikues në zbatim të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Moratoriumi për Dramën Shqipe

Nga Stefan Çapaliku Pas Moratoriumit të skafeve, të gjuetisë apo të pyjeve,...
Read More