fbpx

Politika

Nga ‘homoseksuali p… Toni Bler’ te Samiti i Nishit





               Publikuar në : 10:53 - 21/09/16 |
mapo.al

rama-me-blair“Dorëhiqet Toni Bler, kryekëshilltari i Edi Ramës”.


Kështu raporton e përditshmja Shekulli, duke iu referuar një deklarate të ish-kryeministrit britanik, që heq dorë nga këshillimi i qeverive për t’iu përkushtuar bamirësisë.



Në fakt firma e Toni Bler do të vazhdojë të këshillojë individë dhe kompani të mëdha si banka JP Morgan, por nuk do këshillojë qeveritë, pas kritikave të shumta se po mbështet liderët autoritarë.


Fondin kryesor të firmës së këshillimit do e përdorë për bamirësi.

Bëhet fjalë për rreth 8.9 milionë sterlina.

Por një aktivist i shoqërisë civile tha për ‘Financial Times’ se origjina e këtyre parave mbetet e paqartë, ndaj organizatat e bamirësisë duhet të bëjnë kujdes kur të pranojnë paratë.

Edhe në rastin shqiptar, Toni Bler deklaroi se nuk merr para nga qeveria e Edi Ramës, por duket se shërbimet e tij u shpërblyen me kontrata për të dhe të shoqen.

Kritikët thonë se Toni Bler lë pas një bilanc negativ në Shqipëri, sidomos sa i përket çështjes së këshillimit të doganave.

Por nga ana tjetër, ashtu siç bënte kur miratonte fushatën e ndërhyrjes ushtarake për Kosovën, Bler duket se ia ka dalë që të qetësojë akoma më shumë ujërat në rajon.

Revista “The Economist” thotë se ai ka një pjesë të meritës që kryeministri serb, Aleksandër Vuçic është bërë një eurofil i zellshëm.

Vuçiç, njeriu që në vitin 2005 redaktonte librin “Homoseksuali britanik, p… Toni Bler”, e punësoi ish-kryeministrin britanik si këshilltar.

“Kohërat ndryshojnë,” thotë Vuçiç.

“Zoti Vuçiç e ka treguar veten të aftë për manovra diplomatike. Në tetor ai do të organizojë një samit në qytetin qëndror të Nishit me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, popullin e të cilit, serbët e shohin tradicionalisht si armik. Edhe zyrtarë nga Kosova do të marrin pjesë. “98 përqind e serbëve e urrejnë këtë,” thotë me gëzim zoti Vuçiç. Megjithatë serbët dhe shqiptarët janë kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të bashkëpunojnë. “Mendoj se kjo është e rëndësishme”. Nëse serbët nuk e pëlqejnë këtë, thotë ai, le të më largojnë nga detyra. Kjo duket e pamundur,” shkruan “Economist”, duke theksuar se në Serbi kritikët shprehen se Vuçiç është një lider autoritar.



Pas