Nëse nuk ndjeni këto 12 gjëra me partnerin nuk është dashuri e vërtetë

Të kërkosh për dashurinë e vërtetë është prioritet për shumëkënd. Google tregon rreth 300 milionë rezultate për kërkime në kategorinë: “sajte takimesh online.” Ka më shumë sesa 40 milionë amerikanë single që janë në përpjekje për të gjetur dashurinë përmes internetit. Nuk është e lehtë, por shumica e njerëzve, tashmë, e kanë mundësinë për ta gjetur dashurinë që duan. Por, jo të gjithë dinë si ta mbajnë gjallë dashurinë dhe si ta rrisin atë përgjatë viteve. Kam qenë këshillues martesash dhe familjesh për më shumë se 40 vjet. Gjithashtu, jam lumturisht i martuar prej 35 vjetësh. Ka disa prej gjërave që gruaja ime, Carlin, dhe unë, kemi ndjerë gjatë këtij rrugëtimi bashkë:

Dashuri romantike

Të gjithë e kemi provuar këtë ndjesi. Takohemi, biem në dashuri. Kur jemi të dashuruar, e gjithë bota sikur kthehet përmbys. Ne më mirë do të zgjidhnim të qëndronim pa ngrënë, pa fjetur dhe pa punuar sesa pa njeriun që duam. Ndihemi pak si në qendër të botës kur dashuria na kthehet, dhe lëndohemi thellë kur ajo rrezikohet.

Dëshirë për t’u bërë njësh me tjetrin.

Shkrirja me partnerit është e lidhur me romancën. Ne duam të bashkojmë trupat, mendjet dhe shpirtrat me tjetrin. Orgazma intensive nuk lidhet vetëm me kënaqësinë, por është kur duam të ndajmë ndjenjat tona, shpirtërat, atomet dhe elektronet. Ne duam të “humbasim” veten dhe të gjejmë hyjnoren.

Jemi Ne përpara gjithë botës.

Ne nuk ndihemi më vetëm. Tani, jemi pjesë të një çifti. Ndjejmë fuqinë e të qenit dy dhe gëzimin e të qenit ne. Ne jemi ende në të njëjtën botë dhe bota është atje për të na përqafuar.

Të etur për t’u marrë me krijimtari.

Në Fillesë, arsyeja që ne jemi në këte jetë, është një burrë dhe një grua që u bashkuan dhe bashkuan spermën dhe vezën e tyre duke na sjellë kështu në jetë. Por në një botë me shumë njerëz të tjerë, ne krijojmë gjithashtu art, muzikë, shtëpi, shërim, dhe dhurata të tjera drejtuar njerëzimit.

Deluzion.

Muajit të mjaltit i vjen fundi. Deluzioni i zë vendin. Partneri ynë duket se po ndryshon. Ata nuk janë më ata që menduam se ishin dhe nuk na japin më atë që mendojmë se na takon. Pysim veten se ku kemi gabuar dhe kthehemi për të parë se ç’ngjau…

Mospërputhje.

Duket e çuditshme por mospërputhshmëria është baza për dashurinë e vërtetë. Kur deluzionohemi me partnerin tonë, ne shpesh ndihemi sikur jemi bërë të papërputhshëm duke besuar se kjo e fundit është diçka e keqe. Në fakt, kjo na ndihmon të mësojmë ku janë fshehur plagët tona të vërteta.

Zbulimi i veteve tona të lënduara.

Duke parë jashtë partnerit, ne detyrohemi të shohim brenda. Ndjejmë dhimbjen dhe traumat e fëmijërisë që jo gjithmonë përputhen me dëshirat tona. Kuptojmë se po shpresonim që partneri do të na bëjë sërish të plotë. Ne po kërkonim dashurinë në vende të gabuara.

Të përqafosh “sëmundjen”

Të gjithë sëmuremi por, kjo nuk është diçka e keqe. Sëmundja mund të jetë mësuesja më e mirë, udhërrëfyesja më e vlefshme. Unë rashë në depresion. Gruaja ime kaloi kancer në gji. Të dy vuanim nga aritmia e zemrës. Ne i kaluam, mësuam nga sëmundjet dhe u shëruam.

Të mësosh aritmetikën e dashurisë së vërtetë dhe dashurisë si tërheqje

Kur kërkojmë për një partner që të na plotësojë, ne jetojmë tërheqje: “Duhet ta kem atë, ose përndryshe do vdes.” Sa më shumë jemi bashkë, aq më të vegjël bëhemi. Këtu matematika është ½ + 1/2= ¼. Kur ne e shikojmë partnerin me syrin e nevojës për t’u shëruar dhe rritur, atëherë jemi në rrugën e dashurisë së vërtetë. Në rastin e dytë matematika është: 1+ 1= infinit.

Të kthehesh te partneri vërtetësisht.

Të jesh i vërtetë nuk do të thotë të jesh përherë i ëmbël dhe me dritë. Lidhja e vërtetë është pasionante, e dhimbshme dhe krijuese; pak si të bësh një fëmijë. Të jesh i vërtetë kërkon që të jesh pjesë e një çifti. Vetëaktualizimi nuk është diçka që ne mund ta arrijmë vetëm.

Dashuria është ta lësh frikën të ikë.

Çdo palumturi dhe sëmundje jona i ka rrënjët te frika. Ne kemi frikë prej humbjes apo prej faktit se mund të mos marrim atë që duam. Por, kemi gjithnjë dy zgjidhje: Do të ushqejmë frikën apo do të ushqejmë dashurinë? Cilëndo që të zgjedhim, e forcojmë më shumë.

Të pranojmë se dashuria e vërtetë është një rrugëtim, jo një vendmbërritje.

Dashuria e vërtetë është diçka që ne e krijojmë çdo ditë. Është gjëja shpesh më e vështirë në jetë. Por e thjeshta është gjithmonë e lehtë. Të mësosh të duash është të kualifikohesh me shkollën e jetës. Pranimi është i hapur gjithmonë, por do të të kushtojë gjithçka që ke. Je gati për këtë udhë?

Burimi: The Good Men Project

Përkthyer për: Mapo

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meghan Markle dhe Princ Harry për muajin e mjaltit… Ata nuk bëjnë asgjë si të tjerët!

Pas martesës së tyre me dy miliardë shikues, princi Harry dhe Meghan...
Read More

More Stories