Neonazisti radikal plagos rëndë 4 oficerë policie

Special force police officers stand guard at an entrance of the main train station, following a shooting rampage at the Olympia shopping mall in Munich, Germany July 22, 2016. REUTERS/Michael Dalder - RTSJ993

Nuk është hera e parë që ndodh, por kësaj here pasojat janë dramatike.

Të paktën 4 policë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një radikal neonazist u ka qëlluar me armë zjarri ndërsa tentonin t’i kontrollonin shtëpinë në Gjermani.

Sipas agjentëve dyshohet se 49 vjeçari posedonte armë të paligjshme.

Ministri i brendshëm i Bavarisë u nis menjëherë në vendngjarje. 49 vjeçari është pjesëtar i komunitetit Reichsburger të cilët nuk njohin autoritetet e vendit.

Reichsburger është një lëvizje e ekstremit të djathtë e cila kërkon të rikthehen kufijtë e paraluftës të “Perandorisë së tretë”, e kufijtë e vitit 1937.

Ata akuzohen për komplote dhe për dhunë ekstreme. E shpesh herë manifestimet e tyre nuk lejohen nga policia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjashtë praktikat e njeriut te dytë më të pasur në botë

Amancio Ortega, themeluesi i Inditex, kompanisë prindërore të Zarës, është personi i...
Read More