Ndryshimet klimatike, guvernatori i Kalifornisë: Zjarret, një realitet i ri

Flakët shkatërruese të zjarrit, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, tashmë janë një “normalitet i ri” për guvernatorin e Kalifornisë.

Jerry Brown deklaroi se zjarret e fuqishme, si ato që kanë shkatërruar jugun e Kalifornisë gjatë ditëve të fundit, “mund të përsëriten çdo vit për vitet e ardhshme”.

“Po përballemi me një realitet të ri në këtë shtet”, tha Brown në komentet e bëra pasi mbikëqyri zonat e shkatërruara në kantonin Ventura, në veri të Los Angelesit.

Mijëra zjarrfikës kanë luftuar me flakët që prej së hënës së kaluar.

Brown tha se “përballë këtij realiteti të ri në shtetin tonë, flakët kërcënojnë jetët e njerëzve, pronat e tyre, fqinjët, e sigurisht shkaktojnë edhe miliarda e miliarda dollarë dëme. Për shkak të ndryshimeve klimatike, disa shkencëtarë thonë se Kalifornia jugore do të digjet e tëra, pak nga pak”.

Flakët më të mëdha të zjarrit, të njohura si “Thomas” kanë djegur mbi 60 mijë hektarë, një sipërfaqe toke e përafërt me Chicagon. Të shtunën, zjarrfikësit nisën të bënin progresin e parë në frenimin e flakëve të zjarrit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Adelina ndan një moment intim me Valin

Nëse deri para pak kohësh, fansat gërmonin gjithandej për të gjetur një...
Read More