Ndjekje makinash në Tiranë, fuoristrada përplas tre makina. Policia qëllon me armë

policia-tirane

Një fuoristradë tip Volkswagen Tuareg ka përplasur tre makina gjatë një ndjekje nga policia në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë duke përplasur tre automjete të tjera.

Pas ndjekjes nga policia, uniformat blu u detyruan të qëllojnë me armë zjarri në ajër.

Policia mundi të ndalonte fuoristradën dhe shoqëroi në komisariat drejtuesin. Gjatë kontrollit në makinë, atij iu gjet një armë zjarri.

Emri i të ndaluarit nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjenerali amerikan: Koreja e Veriut gjithnjë e më e rrezikshme

Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneral Mark Mile tha sot se...
Read More