Ndjekësi e pyet për Albin, ja ç’përgjigje i jep Klaudia

 

Balerina Klauida Pepa është një ndër personazhet më të komentuara të mediave rozë, kryesisht për jetën e saj private.

Ajo ka bërë një video “live” në rrjetin social “Instagram”, ku ka komunikuar me fansat e saj. E pyetur nëse është apo jo në një lidhje, Klaudia ka treguar se momentalisht është single.

Ndërsa një ndjekësi tjetër, i cili e ka pyetur rreth vendndodhjes së ish-bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako, balerina i është përgjigjur: 

“Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin. Apo jo? Po po, se jemi të mira”, duke iu drejtuar njëherazi motrës së saj që i ndodhej pranë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Colin Wolfe: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani

  Colin Wolfe, Drejtor në  Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet,...
Read More