fbpx

Aktualitet

Ndërron jetë biznesmeni i njohur, u aksidentua pak ditë më parë në Tiranë





               Publikuar në : 12:38 - 24/02/18 |
mapo.al

Një tjetër viktimë i është shtuar listës së gjatë tragjike të atyre që kanë humbur jetën brenda një javë në Shqipëri, si pasojë e aksidenteve rrugore.


Biznesmeni Gëzim Memlika ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në aksidentin e datës 19 shkurt.



Memlika u godit nga një mjet tip ‘Golf’, në zonën pranë Universitetit të Sporteve në kryeqytet dhe pavarësisht kujdesit të mjekëve, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.


58-vjeçari ishte pronar i markës së këpucëve “Bufalo”.

Që prej 17 shkurtit dhe deri më sot janë të paktën 9 persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidenteve rrugore dhe mbi 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.



Pas