fbpx

Ekonomi

Ndërpritet projekti i rrugës Thumanë-Kashar, VOA: Duhet ndërhyrë në buxhet





               Publikuar në : 17:27 - 21/01/19 |
mapo.al

VOA


Në Shqipëri, ministrja ere e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi sot ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ky projekt ishte pjesë e programit “1 miliard euro” të shpallur nga qeveria për ndërtimin e veprave publike sipas formulës PPP. FIllimisht për ndërtimin e këtij aksi rrugor, 20,9 milometra e gjatë, pati një ofertë të pakërkuar nga kompania “Gener 2”. Autoritetet shpallën më pas një garë, të cilën e fitoi po kjo kompani e cila merrte përsipër ndërtimin për 225 milion euro, një vlerë mjaft e lartë e cila shkaktoi jo pak debate.



Vendimi i ministrisë vjen ndërkohë që palët po negocionin kontratën mes tyre, por duket se ndikimin kryesor e ka patur fakti që kompania “Gener 2”, zotërohet nga biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj, për të cilin ka dyshime të forta se qëndron pas kompanisë DH Albania, e cila, përmes dokumentave të falsifikuara, fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së re së Tiranës si dhe një projekt për një linjë energjitike. Të dy garat kapnin shumën e 30 milion eurove.


Ministrja Balluku dha zyrtarisht një tjetër shpjegim. “Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve për Paktin e Universitetit, në fushën e arsimit”, deklaroi zonja Balluku, duke shtuar se megjithatë qeveria nuk ka hequr dorë nga ky projekt. “Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe jemi duke studiuar përfshirjen e tij në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës ku në fazën e tij të parë parashikohej ndërtimi i aksit Tiranë-Ndroq Plepa dhe në fazën e dytë ndërtimi i aksit Kashar-Rrogozhinë. Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar-Rrogozhinë, t’i shtohet dhe aksi Thumanë-Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejt në Tiranë nga veriu dhe nga veriu drejt jugut në sezonin turistik”.

Por formula e PPP-ve parashikon që ndërtimi i rrugës të kryhet nga fondet private, ndërsa qeveria ta shlyejë pagesën me këste për një periudhë 13 vjecare, dhe në raste të ngjashme, kësti i parë parashikohet të paguhet pas kryerjes të së paktën 25 përqind të punimeve. Dhe nëse qeveria ka parashikuar pagesën e parë brenda 2019-ës, atëherë ajo do të duhet të ndërhyjë në buxhet për të bërë rialokim të fondeve.


Etiketa: , , , ,

Pas