Ndalohet drejtori i shkollës, ngacmoi seksualisht dy nxënëse

policia

Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve.

Y.H., 59 vjeç, banues në Berat, u ndalua në orët e para të kësaj të enjte nga seksioni për krimet.

Dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës në zyrën e tij.

Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e vajzave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rusia aktivizon tre radarë, pas rritjes së tensioneve në Korenë V.

Rusia ka aktivizuar tre stacione të radarëve për paralajmërim të hershëm, ashtu...
Read More