Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Profesor Gilman Bakalli

gilmani

Është ndarë sot papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Shkak për këtë tragjedi është bërë një leucemi akute.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare.

Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Aktualisht punonte si Lektor në Universitetin Europian të Tiranës. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Stafi i UET-së dhe multimedias “Mapo”, i shprehin ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve të të ndjerit Gilman Bakalli.

auto_gilman_bakalli1475951660

 

gilman-bakalli

 

gilman-bakalli-1

Shkruar Nga
More from Revista User

Rita befasoi me stil në Nju Jork

Rita Ora ka befasuar edhe një herë me stilin e saj. [ngg_images...
Read More