Mposht betejën e gjatë me kancerin, Hajrie Rondo rikthehet në skenë

82

Një rikthim i shumëpritur në teatër ka qënë ajo për aktoren e mirënjohur Hajrie Rondo, e cila bën një kthim pas një beteje të gjatë me tumorin.

Aktorja e talentuar dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar do të jetë pjesë e një shfaqje. Para vënies në skene, aktorja ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me pjesën tjetër të trupës.

“Jam e kënaqur që kthehem ne teatër. Më kanë pritur shumë mirë. Janë treguar të dashur e të sjellshëm. Me kontaktuan dhe më kërkuan të vija me këtë rol. Jam e lumtur që vij, sepse mbi të gjitha më pëlqejnë pjesët shqiptare”, u shpreh Rondo.

Shfaqja teatrore “Tre dhëndurët”, vepër e Dionis Bubanit, do të jetë premiera që do të vijë në skenën e teatrit të Metropolit gjatë këtij sezoni artistik.

E veçanta e kësaj premiere, që pritet të jetë në skenën e teatrit është dhe pjesëmarrja e veçantë e aktores së njohur Hajrie Rondo me rolin e Sanijes në vepër.

253925

 

253926

Shkruar Nga
More from Revista User

Meda takon ‘sozinë’ e tij, djaloshi nga Libia shprehet i emocionuar

Gjatë ditës së djeshme në mediet rozë kishte qarkulluar lajmi për një...
Read More