Moti, shi dhe borë

Vranësirat dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në pjesënmë të madhe të vendit.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i motit në Ultësirën Perëndimore por reshjedëbore do të ketë në të gjithë zonat malore dhe shumë pranë zonës së ulët.
Pas mesnatës pritet kthjellim i motit në pjesën më të madhe të vendit duke lënë kufirin Lindor me reshje të pakta dëbore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore por rënia vijon e theksuar edhe në orët vijuese deri mëngjesin e së hënës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rivaliteti mes motrave Kardashian

Format trupore të Kim Kardashian kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes....
Read More