Momente emocionuese për Klaudia Pepën

5b4b4b3277fb36a8ebda9803fe9c1175

Nën kujdesin dhe bekimin e koreografit të njohur të “Amici”, Garrison Rochelle, Kludia Pepa ka përuruar mbrëmjes e së shtunës në Milano, shkollën e saj të baletit. Siç kishte lajmëruar edhe disa muaj më parë, balerina e njohur shqiptare kishte kohë që po punonte për një shkollë baleti me anë të së cilës do t’u vinte në ndihmë të rinjve që duan të mësojnë të kërcejnë. Duke përfshirë edhe të gjithë miqtë virtualë për emrin e kësaj akademie kërcimi, “Klaudia Dance Academy” që nga 8 tetori është tashmë një projekt shumë i rëndësishëm dhe një hap i ri në karrierën e balerinës shqiptare.

Gjatë momentit të përurimit, pasi koreografi Garrison Rochelle ka prerë shiritin, Klaudia nuk i ka mbajtur dot lotët nga emocioni. Por bashkë me të, edhe profesori i “Amici”, me gjithë eksperiencën e gjatë edhe me emocionet e skenës dhe ekranit.

Në profilin e saj në Instagram, Klaudia ka ndarë me të gjithë miqtë copëza nga ky moment shumë i rëndësishëm në karrierën e saj.

kkkk

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja kur e fillon mandatin presidenti i ri francez

Ligjërisht, kalimi i pushtetit duhet të ndodhë ndërmjet ditës së shpalljes zyrtare...
Read More